Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq, ka filluar më 9 dhjetor, dhe përfundon më 12 dhjetor 2022.
Si ta mësoni dhe si ta ndërroni qendrën tuaj të votimit (shkollën)?
Ju mund ta mësoni dhe ta ndërroni qendrën tuaj të votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/
Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.
Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj./arbresh.info/
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...