Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në fillim të mbledhjes kryetarja Daka bëri të ditur se gjatë ditës së sotme (8 prill 2019) Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka shpallur Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
“Në përmbushje të detyrave kushtetuese dhe ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me përgatitjet e zgjedhjeve në këto komuna. Në mbledhjen e së hënës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në këto katër komuna, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Tutje në këtë njoftim thuhet se disa nga afatet kohore janë si në vijim: Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë me datë 9 prill dhe do të përfundoj me datë 18 prill 2019; Certifikimit dhe publikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet me datë 22 prill 2019; Hedhja e shortit për renditjen në fletëvotim do të mbahet me datë 28 prill 2019; Afati i fundit për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë është data 12 prill 2019; Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë me datë 13 maj dhe do të përfundojnë me datë 17 maj 2019; Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë me datë 9 prill 2019 dhe do të përfundoj me datë 12 maj 2019; Emërimet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) do të bëhet me datë 15 prill 2019; Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë me datë 25 prill dhe do të përfundoj me datë 30 prill 2019; si dhe aplikimi për regjistrim si votues me nevoja të veçanta do të fillojë me datë 9 maj dhe do të përfundoj me datë 13 maj 2019. /Arbresh.info
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...