Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e 34-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për organizimin e një punëtorie në bashkëpunim me Komisionin e Venecias në javën e fundit të muajit qershor të këtij viti, ndërsa është marr vendim edhe për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, transmeton Arbresh.info.
“Komisioni i Venecias ofron asistencë para ose pas zgjedhjeve gjatë të cilave merr pjesë në misione vëzhgimi të Asamblesë Paramentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe qëllimi i kësaj punëtorie është që të ndihmojë analizën paszgjedhore dhe të kontribuojë në forcimin e integritetit dhe funksionalitetit të proceseve zgjedhore në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit,
“Po ashtu, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera. Materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse”, njofton KQZ.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat.
Në përfundim të rendit të ditës, KQZ miratoi kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë. Artan Asllani ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në vend të tij emërohet kandidati i radhës, Qerim Gara./Arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...