Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është vlerësuar me vendin e parë të Çmimit Ndërkombëtar Zgjedhor në kategorinë “Menaxhimi i Zgjedhjeve”.
Ky çmim i është dorëzuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për udhëheqje të sukseshme të tij, në një ceremoni e cila po mbahet në Jordani e organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (ICPS). Kjo ngjarje mbahet në partnerit me Komisionin e Pavarur Zgjedhor të Jordanisë (IEC) dhe në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Mbështetje Zgjedhore (ECES).
Në këtë ceremoni, kryetarja e KQZ-së, Daka mbajti edhe një prezantim lidhur me menaxhimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin me institucionet tjera shtetërore, thuhet në njoftimin e KQZ-së
Fillimisht kryetarja Daka ka prezantuar para të pranishmëve një historik të Kosovës si dhe për rolin e KQZ-së të përcaktuar me Kushtetutë.
Në detaje, kryetarja Daka është ndalur edhe në bashkëpunimin e KQZ-së me institucionet tjera shtetërore, siç janë Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit si dhe me institucionet e drejtësisë, i cili sipas saj është i domosdoshëm në menaxhimin e të gjithë procesit zgjedhor, pasi çdo njëri prej këtyre institucioneve ka rolin e vet në faza të ndryshme të procesit zgjedhor.
Në këtë veprimtari po marrin pjesë organet e menaxhimit të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës për të ndarë praktikat më të mira dhe për të zhvilluar strategji inovative që mund të praktikohen në vendet e tyre përkatëse./arbresh.info/

A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata