Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar të mundësojë shërbimin për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës edhe në periudhë jozgjedhore.
Ofrimi i këtij shërbimi në periudhë jozgjedhore është obligim për KQZ-në nga Ligji Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ka për qëllim të lejojë ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës ku është i caktuar votuesi, transmeton Arbresh.info.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.
Gjatë ofrimit të këtij shërbimi, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë/mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose
2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
Pas paraqitjes së kërkesës, ajo do të trajtohet brenda një afati të shkurtër dhe votuesi do të njoftohet me kohë.
Ndërkaq, ndërrimi i qendrës së votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.
Për të kaluar nga një qendër votimi e një komune, në qendrën e votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.
Çdo ndryshim i adresës së banimit, pas një kohe do të pasqyrohet në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese./Arbresh.info
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...