Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në fazën përfundimtare të aktiviteteve, që do të çojnë deri te shpallja e rezultateve përfundimtare.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në 38 Qendrat Komunale të Numërimit janë verifikuar brenda 6 ditëve rezultatet e 2,571 vendvotimeve të rregullta nga zgjedhjet për kryetarë komunash dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvendet komunale, si dhe është bërë numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendet Komunale.
Elezi tha për Reporterin se gjatë ditës së sotme, e hënë, planifikohet të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës.
“Ky proces ka filluar të premten pasdite dhe po zhvillohet në mënyrë të rregullt,” tha ai.
Ai shtoi se pas përfundimit të këtyre votave, në radhë janë fletëvotimet me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. “Votimi me kusht është mundësuar në 54 vendvotime në 38 komuna, dhe janë mbi 2,100 zarfe që përfshijnë dy lloje të zgjedhjeve. Po ashtu, numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është mbi 3,400, të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve,” tha Elezi.
Elezi theksoi se të gjitha këto procedura janë duke u zhvilluar sipas rregullave dhe me transparencë, dhe se pas përfundimit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve do të shpallen rezultatet përfundimtare.
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina ...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër