Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ekspertë të forenzikës kanë hapur pas 10 ditëve dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës në të cilën janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia.
Këtë lajm e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se kanë filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.
Ky vlerësim, sipas tij është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.
“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, ka thënë Elezi./arbresh.info/

Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...