Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për de-certifikim të 15 kandidatëve që më herët ishin certifikuar dhe ka bërë zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Kërkesat kanë ardhur nga kandidatët e subjekteve politike, disa i kanë specifikuar arsyet e tyre, disa për arsye personale shëndetësore dhe ligjore”, ka thënë Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.
KQZ mori vendim për de-certifikimin e 2 kandidatëve dhe certifikimin e 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale; decertifikoi 2 kandidatë dhe certifikioi 2 kandidatë tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës; decertifikoi 3 kandidatë nga GUXO; decertifikoi 2 kandidatë nga Alternativa; decertifikoi 1 kandidat nga Bashkimi Demokratik; decertifikoi 1 kandidat nga Kosovski Savez dhe 1 kandidat nga Koalicioni VAKAT./rtk
E dhimbshme: Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humb ...
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në ve...
E pazakontë, nusja shkon me vello për të votuar
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...