Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të Rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit, transmeton arbresh.info.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor. Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.
Ndërsa, lidhur me përgatitjet për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve raport lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve.
Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, ai bëri të ditur se janë gjithsejt 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar. Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil./arbresh.info/
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...