Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e radhës të vëzhguesve të zgjedhjeve lokale.
Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi VI i vëzhguesve me 840 vëzhgues.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të zgjedhjeve lokale për 23 persona.
Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.
Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: Për komunën tënde. Voto.
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë