Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor, në ora 16:00.
“Njoftohen subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj”, thuhet në njoftim.
KQZ-ja tutje ka njoftuar se ID-të që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor, nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...