Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) reagon lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani dhe atakimet e tij ndaj Kryeprokurorit të Shtetit dhe institucionit të Prokurorit të Shtetit lidhur me veprimet e ndërmarra në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.
“KPK konsideron se atakimet nga jashtë në punën dhe kompetencat e Kryeprokurorit të Shtetit përveç se janë të papranueshme, përbejnë edhe ndërhyrje në pavarësinë institucionale dhe kushtetuese të institucionit të Prokurorit të Shtetit, aq me tepër kur atakimet e tilla bëhen nga një ish-Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në reagim.
Këshilli Prokurorial i Kosovës mbështet punën e pavarur dhe profesionale të Kryeprokurorit të Shtetit në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe aktet tjera ligjore, si dhe qëndron fuqishëm në përkrahje të punës së tij në zbatim të ligjshmërisë./arbresh.info/
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...
Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq në ndes...
Dronët e marinës amerikane monitorojnë Ngushticën e Hormuzit