Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, për t’u informuar për gjendjen me zjarrin në fabrikën “Zhito Bitola”.
“Ministri Spasovski dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov janë në komunikim të vazhdueshëm me komunën, ndërsa ekipet e MPB-së kanë ofruar mbështetje me kohë për lokalizimin e zjarrit.
Reagimi me kohë dhe i koordinuar parandaloi përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e më shumë dëmeve”, ka shkruar Kovaçevski.
Dje në orën 17:00 shpërtheu një zjarr në fabrikën për bukë në Manastir.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...