Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan.
Sipas KOSTT-it, furnizimi me rrymë në Gjilan është rikthye pas përfundimit të punimeve në asetet 100kV në Nënstacionin “Gjilani 1”.
“Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik”.
“Ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura ekskluzivisht me këto punime të realizuara nga KEDS, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas për konsumatorët”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Më tej, KOSTT-i ka falënderuar konsumatorët për siç thanë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C