Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë, në veçanti diskutimi mbi mundësinë e korrigjimit të kufirit duhet të vijë pasi ajo ta ketë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Do të bësh bisedime me këtë shtet duhet t’ia njohësh pavarësinë këtij shteti, me këtë territor që ka”.
“Nëse është e vërtetë ajo që po thotë Hashim Thaçi që thotë se Ujmani, Trepça dhe Mitrovica nuk lëvizin, ka vetëm një gabim. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ai e ka lexuar deklaratën. Pavarësia është territor nuk është fjalë pazari. Është sovranitet”.
“Demarkacioni me Malin e Zi nuk ishte problem, ngase ishin dy shtete të pavarura. Serbia ta njohë njëherë Pavarësinë e Kosovës. Pas njohjes mund edhe të bëhen korrigjime s’ka problem”.
Ngjela në Zona B komentoi edhe taksën 100% të vendosur nga Qeveria Haradinaj, për të cilën tha se është veprim i duhur ngase përmes saj fillimisht kërkohet njohja e më pas Kosova ofron tregun e lire për Serbinë.
Megjithatë, avokati pohoi se Kosova nuk ka nevojë me doemos të marrë njohjen nga Serbia.
“Kosovës nuk i duhet fare njohja e tyre”.
“Po të dojë Amerika, Kosova mund të futet në OKB”.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë