Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma.
Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashuren e tij.
Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld.
Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bën përmes mesazheve të shkurtëra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për të veprim.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.
Specialistë nga policia kantonale u dërguan dhe arrestuan 26-vjeçarin në Frauenfeld po atë natë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Në kohën e arrestimit të tij, pak para mesnatës, ai ishte ende jashtë qytetit, ku policët arritën ta kapnin pa vështirësi.
Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim penal.
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...