Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia e Shqipërisë pasi që ishte në kërkim nga autoritetet në Bullgari për tentim vrasje dhe vjedhje.
Policia e Shtetit njofton se Z.H., 61-vjeçar është ndaluar në dalje të Shqipërisë ndërsa po vijon bashkëpunimi me Bullgarinë për ekstradimin e tij, përcjell Arbresh.info.
“Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç”, thuhet në njoftim.
“Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”. Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari”, njofton policia./Arbresh.info
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...