Një kosovar është arrestuar më 15 shtator nga Policia Federale e Gjermanisë, pasi ndaj tij ishin lëshuar disa urdhër-arreste.
Sipas medies gjermane “Bild”, Policia Federale e arrestoi 49-vjeçarin kosovar gjatë kontrolleve kufitare pasi shqyrtuan të dhënat e tij dhe zbuluan se i njëjti kërkohej për pesë raste.
Në janar të vitit 2023, Inspektorati i Policisë Federale, sipas Bild, ia kishte ndaluar hyrjen për katër vjet kosovarit, pasi i njëjti kishte hyr ilegalisht në Gjermani, e që më pas u depërtua në Çeki.
Një ndalim tjetër pasoi në dhjetor të vitit 2024 nga Inspektorati Federal i Policisë së Passaut për tentativë hyrjeje të paligjshme.
Ndalimi i dytë ishte gjithashtu i vlefshëm për katër vjet, teksa i njëjti u depërtua për në Kosovë, ku përveç kësaj, kosovarit 49-vjeçar iu ndalua hyrja në zonën Zhengen.
Pas arrestimit më 15 shtator të këtij viti, 49-vjeçari është deportuar në Kosovë më 16 shtator.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...