Një numër i madh i kosovarëve kanë vendosur që festën e Kurban Bajramit ta kalojnë në bregdetin shqiptar. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, vetëm në dy ditët e fundit përmes pikës kufitare në Vërmicë kanë hyrë mbi 11 mijë kosovarë.
E për dallim prej atyre që kanë vendosur ta kalojnë këtë festë në bregdet, të tjerë janë kthyer në Kosovë vetëm për këtë festë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës që ka siguruar Express, mbi 11 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy ditëve, derisa rreth 15 mijë të tjerë janë kthyer në vend para festës.
“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se: më 29.07.2020, nëpërmes pikës kufitare Vërmicë kanë hy në vend 5045 persona dhe kanë dalë 8712, kurse më 30.07.2020, nëpërmes pikës kufitare Vërmicë kanë hy në vend 6633 persona dhe kanë dalë 6073”, thuhet në përgjigje.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...