Gabimet e mjekëve në përcaktimin e diagnozës apo recetat për përdorimin e ilaçeve, janë të shpeshta.
Por, këto raste në Kosovë raportohen shumë pak, për mos me thënë fare.
Zyrtarë nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), institucion ky i cili merret me vlerësimin, pasojat dhe ndërmarrjen e masave në rast të dështimeve profesionale të mjekëve, thonë se edhe pse OMK është adresa e qytetarëve për ankesat ndaj gabimeve të mjekëve, një gjë e tillë nuk ndodh.
Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thotë për arbresh.info se edhe pse ankesat duhet t’i drejtoheshin këtij institucioni, shumicën e tyre e marrin nga sistemi i drejtësisë dhe Inspektorati Shëndetësorë.
“Fatkeqësisht, shumicën e këtyre ankesave neve i marrim nga sistemi i drejtësisë dhe hetuesisë si dhe Inspektorati i Shëndetësorë. Them fatkeqësisht sepse adresa e parë do duhej të jetë Oda e Mjekeve dhe jo anasjelltas. Këtë vit kanë qenë vetëm dy raste”, thotë Sejdiu
Përveç Odës së Mjekëve, këto raste rrallëherë raportohen edhe në organet e ndjekjes dhe të drejtësisë.
Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti janë raportuar vetëm tetë raste për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësorë.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, thotë se gjatë vitit 2019 janë pranuar gjithsej 8 raste për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësorë, tri aktakuza të ngritura dhe disa raste të tjera në procedurë e sipër.
“Lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë se gjatë vitit 2018/19, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar gjithsej tetë (8) raste të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Prej tyre janë ngritur tri (3) aktakuza në drejtim të veprës penale të lartcekur, derisa rastet e tjera janë në procedurë e sipër”, u shpreh Ulaj për arbresh.info.
Ndryshe, në raportin e Organizatës Botërore për Shëndetësi (OBSH) thuhet se çdo vit vdesin 2.6 milionë njerëz në shtetet me të ardhura mesatare dhe të ulëta, krejt kjo për shkak të pakujdesive gjatë trajtimit shëndetësor.
Po ashtu katër nga çdo dhjetë pacientë janë dëmtuar gjatë kujdesit shëndetësor, parësor dhe ambulator.
Gabimet më të dëmshme kanë të bëjnë me diagnozën, recetën dhe përdorimin e ilaçeve.
Vetëm gabimet e ilaçeve kushtojnë rreth 42 miliardë dollarë amerikanë në vit.
Procedurat e pasigurta të kujdesit kirurgjikal shkaktojnë komplikime në deri në 25% të pacientëve që rezultojnë me një milion vdekje gjatë ose menjëherë pas operacionit në vit./arbresh.info/ Elona Haxhiu/
FC Ferizaj i kundërpërgjigjet Prishtinës së Re, hedh posht a...
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...
Konjufca në Mynih – vizita e parë si Ministër i Jashtëm
Foda: Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, 15 mijë ko...