Qyteti i Vushtrrisë ishte destinacioni i radhës i fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
As në këtë tubim, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti nuk e la pa ngacmuar opozitën, përcjell Arbresh.info.
Teksa lavdëroi qeverinë e tij për mbulimin e territorit me rrjetin 5G, ironizoi me opozitën duke thënë se ata ende sillen duke kërkuar pasword e wifi.
Madje, Kurti kërkoi nga të pranishmit në sallë që të kontaktojnë me opozitën për t’ju treguar se s’ka më nevojë për pasword e wifi se është rrjeti 5G.
“Me qeverinë tonë e gjithë Kosova u mbulua nga rrjeti 5G. Ndërkaq në qeveritë e kaluara duhej me u ndalë në kafe me e lypë paswordin e wifi. E, opozita ende sillet duke e lypë paswordin e wifi. Mirë kish qenë ndokush prej juve që ka ndonjë kontakt me ta, me ju tregu që nuk ka nevojë më se rrjeti është 5G – mos lypni më pasword të wifi nëpër kafet e çajtoret e Vushtrrisë”, tha Kurti./Arbresh.info
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...