Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska, ka vizituar Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ajo ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në Forca të armatosura ku ka thënë se Kosova duhet të përfundoj proceset e caktuara nga Bashkësia Ndërkombëtare.
“Në çështjet e ndjeshme duhet të jemi të kujdesshëm të mos përzihemi. Republika e Maqedonisë çdoherë ka dëgjuar me vëmendje qëndrimin që e ka Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare lidhur me shndërrimin e FSK-së. Ne e përkrahim qëndrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare ku thotë se duhet të kryhen të gjitha procedurat dhe çështjet në rajon. Këtu ne nuk do të përzihemi por jemi të gatshëm që ta përkrahim për çdo hap”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...