Aleksandër Vuçiq është presidenti i parë që do t’ia bëjë urime mandatin e ri presidentit rus, Vladimir Putin. I njëjti pritet që sot të udhëtojë në Moskë për një vizitë dy ditore.
Mediet beogradase shkruajnë se të dy udhëheqësit do të takohen rreth orës 19:00. Tema e bisedimeve në Kremlin nuk është plotësisht e specifikuar, mirëpo s’ka dyshim se një nga çështjet kryesore do të jetë Kosova, transmeton Indeksonline
“Është planifikuar që Putin dhe Vuçiq të diskutojnë për gjendjen aktuale dhe perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ruso-serbe, zbatimin e projekteve të përbashkëta të investimeve dhe mendimet e këmbimit për çështjet aktuale në rajon”, thuhet në njoftimin zyrtar të Moskës.
Pala ruse është e bindur se bisedimet midis Vuçiçit dhe Putinit do të jenë kuptimplotë dhe reciprokisht të dobishme. Ndërsa, të mërkurën, presidenti Vuçiq do të marrë pjesë në një paradë ushtarake me rastin e Ditës së Fitores.
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën