Google ADS

Kosova sjell Putinin në Serbi

08:17 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Mediat serbe raportojnë se vizita e Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd është në funksion të negociatave mbi Kosovën.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë javën e kaluar se kreu i shtetit, Aleksander Vucic ka konfirmuar se Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Beogradin në nëntor, në ditën e çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.

Putini do të vijë më 1 nëntor kur do të organizohet një paradë ushtarake.

Sipas analistëve serb, ardhja e Putinit është mesazhi i BE dhe SHBA për negociatat e Kosovës.

“Kjo është në funksion të negociatave të Kosovës (kjo është e qartë se bashkimi me BE nuk është opsioni i vetëm për Serbinë, në qoftë ndodhin vonesa të shumta nga ana e BE-së)”, thuhet në mediumet serbe./arbëresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme