Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Kosova ka siguruar rrymë nga Shqipëria, në rast të nevojës.
Kjo u konfirmua nga zëvendësministri i Pushtetit Lokal Arbër Vokrri, në një bisedë telefonike në “Info Magazine” të Klan Kosovës.
“Do të përkujdesen Qeveria e Kosovës, dhe institucionet tona që të mos ketë efekt ky sulm në infrastrukturën jetike të vendit”, u shpreh ai.
I pyetur se sa është sasia e energjisë elektrike të siguruar, Vokrri tha se nuk e ka këtë informatë.
“Këtë informatë me siguri e kanë kolegët nga Ministria e Ekonomisë, nuk e di sasisë e saktë e energjisë që është kërkuar të merret nga Shqipëria në rast nevoje. Mund të them se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndërprerje as me furnizim me ujë as me energji elektrike”, deklaroi zëvendësministri.
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...