Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

21:12 | 22 Janar 2022

Nga e diela, Kosova renditet sërish në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit në Gjermani.

Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia e vende të tjera.

Varianti Omikron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani.

Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e rrezikut të Institutit Robert Koch, shtohen të dielën edhe disa vende të tjera. Kjo listë reflektohet pastaj tek rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për udhëtimet e kufizimet e udhëtimit nga e drejt këtyre vendeve.

Kujtojmë se vetëm sot në Kosovë 3 mijë e 206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. /dw/

Lajmet më të lexuara