Google ADS

Kosova pritet ‘të vlojë’ nga grevat

08:25 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Mjekët kosovarë po paralajmërojnë greva nëse brenda dhjetë ditëve nuk u përmbushen kërkesat për nivelizim të pagave. Edhe sindikalistët e arsimit thonë se nuk do ta nisin vitin shkollor në shtator nëse nuk u realizohen kërkesat.

Krejt këto reagime janë nxitur pas rritjes së pagave të qeveritarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Spitalet në Kosovë së shpejti mund të mos ofrojnë asnjë shërbim të vetëm për pacientët e shumtë.

Nëse punëtorëve shëndetësorë nuk u përmbushen premtimet nga Qeveria për nivelizim pagash ata përveç grevës kanë kërcënuar edhe me reagime të tjera në instanca më të larta.

Për kolaps të njëjtë kanë alarmuar edhe mësimdhënësit.

Krejt këto kërkesa të mjekëve dhe të mësimdhënësve janë shkaktuar pas vendimit për rritjen e pagave të qeveritarëve, ku paga e kryeministrit ka arritur në rreth 3000 euro.
Megjithatë, e palëkundur karshi vendimit qëndron Qeveria e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme