Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është organi i parë evropian i cili pranon si anëtare edhe Kosovën, pavarësisht se nuk ka status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky institucion kishte nisur vitin e kaluar fazën pilot të projektit me vendet kandidate, por Kosova atëherë nuk ishte përfshirë, pasi ende nuk kishte status kandidati.
“Pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe me palë të tjera të rëndësishme e të interesuara, është vendosur që faza e dytë e iniciativës të hapet edhe për Kosovën, si një kandidate potenciale për anëtarësim”, u konfirmua nga ky institucion.
Thirrja për kandidatët e interesuar nga Kosova tashmë është e hapur. Pas përfundimit të procedurës së përzgjedhjes, Kosova do të ketë status të barabartë me vendet e tjera të përfshira në procesin e zgjerimit.
Siç sqaroi Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian, kjo thirrje u drejtohet organizatave të shoqërisë civile, sindikatave dhe partnerëve të tjerë ekonomikë e socialë.
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian është një organ konsultativ i Bashkimit Evropian, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Ai ka për qëllim të bashkojë grupet e ndryshme të interesit ekonomik e social për të kontribuar në zhvillimin e tregut të përbashkët evropian./rtk
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër