Kosova ka përmbyllur me sukses negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA): Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Arbresh.info.
“Pas katër raundeve negociatash që filluan në vitin 2022, ky është një hap i madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke hapur mundësi të reja për ndërmarrjet dhe industritë e vendit”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja përfshin si tregtinë e mallrave, ashtu edhe atë të shërbimeve, duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm nga rajoni që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-s.
Ky aspekt është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh potencialin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve profesionale.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka theksuar rëndësinë strategjike të vendeve të EFTA-s për ekonominë e Kosovës dhe potencialin që kjo marrëveshje do të sjellë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm.
Negociatat u udhëhoqën nga Zef Dedaj nga pala kosovare, ndërsa delegacioni i EFTA-s drejtohej nga Karin Buechel./Arbresh.info/
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...
Nis takimi Kosovë–Serbi për jetësimin e komisionit për të pa...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: Ligjërata mbi Gjykatën Spe...