Ministria e Financave ka njoftuar se Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar pozitivisht progresin e arritur nga Kosova, duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme për ekonominë e vendit.
Sipas njoftimit nga ministria, FMN ka deklaruar se “ekonomia e Kosovës ka ruajtur një rritje të shëndetshme, inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, rezervat fiskale janë rindërtuar dhe reformat janë përshpejtuar”.
Njoftimi i plotë:
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht progresin e arritur nga Kosova duke deklaruar: “Ekonomia e Kosovës ka ruajtur një rritje të shëndetshme, inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, rezervat fiskale janë rindërtuar dhe reformat janë përshpejtuar.”
Në komunikatën zyrtare të lëshuar pas përfundimit të rishikimit të katërt dhe të fundit të dy programeve me Kosovën përkatësisht Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) dhe Programit për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF) konfirmohet përmbyllja me sukses e tyre.
Si rezultat, bëhen të disponueshme edhe 16.08 milionë euro në kuadër të SBA-së dhe 9.32 milionë euro përmes RSF-së.
Komunikata detajon gjetjet e fundit të FMN-së, ku theksohet vazhdimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe ngadalësimi i inflacionit. Në deklaratën e tij, Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li, vlerësoi ndikimin pozitiv të dy programeve në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës duke theksuar se ato kanë kontribuar në ruajtjen e borxhit publik në nivele të ulëta, avancimin e reformave në menaxhimin e financave publike si dhe realizimin e objektivave klimatike dhe energjetike të vendit./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...