Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është nënshkruar një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS).
Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin gjithashtu automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtje si dhe trajnime për operim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve.
Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.
“Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, ka deklaruar Maqedonci./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...