Gjatë ditës së martë, një nga ‘billboard’-ët më të mëdhenj në “Times Square” të New Yorkut, ka shfaqur imazhin e këngëtares shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.
Bëhet fjalë për reklamën e sponsorizuar nga “Spotify”, e cila është bërë me qëllim promovimin e saj për çmimin “Artistja e re më e mirë” në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës në botë, “Grammy Awards”.
“Nga Kosova në Britaninë e Madhe, për tu nominuar për çmimin Artistja e re më e mirë”, shkruhej në ‘billboard”-in gjigant të New Yorkut.
Të lumtur nga ky promovim që i është bërë Kosovës në sheshin “Times Square” kanë qenë shqiptarë të shumtë, të cilët kanë shpërndarë me të madhe imazhin në rrjetet sociale.
E një gjë të tillë e ka bërë edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka publikuar imazhin e ‘billboard’-it të Duas në rrjetin social Facebook, teksa në statusin e tij ka falënderuar këngëtaren për këtë promovim që i bënë Kosovës.
“Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify: “Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë”. Faleminderit Dua”, janë fjalët e kryeministrit Haradinaj në Facebook.
Edhe Dua vet është ndjerë e lumtur me prezantimin e saj në këtë format, teksa falënderuar platformën e madhe të muzikës, “Spotify”, që ia mundësuan këtë.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...