Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se Prishtina është aktualisht duke u munduar që ta mbrojë vetën.
Sipas tij “Zyrtarët e Prishtinës po vizitojnë vendet që kanë njohur Kosovën për të siguruar që ata nuk do ta tërheqin njohjen e shtetit”.
Po ashtu Daçiq shtoi se, nga ana tjetër, Serbia vazhdon të lobojë në disa vende për të tërhequr njohjen e Kosovës. Duke theksuar se është i sigurt se deri në fund të vitit do të ketë më shumë tërheqje të tilla, prandaj pret që numri i vendeve që njohin Kosovën të bjerë në 100, transmeton lajmi.net.
“Është e rëndësishme për shkak të pozicionit negociator, sepse në Prishtinë thonë, ‘pse duhet të negociojmë me ju kur na njohin 116 shtete’. Kosova e publikoi atë listë, por, është një gënjeshtër e madhe, pasi disa vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës “, tha Daçiq.
“Kosova nuk e kupton se shumica e akterëve të rëndësishëm ndërkombëtarë janë të interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me kompromise. Fakti që Prishtina ende nuk ka formuar Asociacionin e Komunave serbe, është një dëshmi se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel”, tha Daçiq. /Lajmi.net/
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...