Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalohet importi i shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Italia, pas identifikimit të sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip HPAI–H5N1, në disa rajone të këtij shteti.
Sipas raportit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Raportit të Komisionit Evropian, të datës 4 nëntor 2025, sëmundja është e pranishme në ferma komerciale dhe te shpezët e egra në Regjionin Emilia-Romagna dhe Lombardia.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe masat parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore, AUV ka vendosur që importi i shpezëve dhe produkteve të tyre të ndalohet, përveç rasteve kur produktet vijnë nga fermat e pa prekura nga sëmundja brenda një rrethi prej 50 km larg zonave të infektuara.
Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet ndërkombëtare dhe AUV.
Agjencia thekson se do të monitorojë situatën epidemiologjike në mënyrë të vazhdueshme dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen për çdo ndryshim eventual.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...