Kosova u bë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ishte nikoqire e Forumit të 41-të “Government Borrowers Forum”.
Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njoftojnë se forumi, i organizuar nga ky institucion në bashkëpunim me Bankën Botërore, mblodhi së bashku mbi 70 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të botës për të diskutuar tema që ndërlidhen me tregjet e kapitalit ndërkombëtar dhe menaxhimin e borxhit, parashikimin dhe tendencat globale të tregut, politikën monetare, financat e qëndrueshme dhe rritjen ekonomike.
“Në këtë forum, të pranishëm ishin figura të rëndësishme nga skena financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Jorge Familiar, dhe përfaqësuesit më të lartë të thesareve dhe institucioneve financiare nga shtete të Azisë, Evropës, Lindjes së Mesme, Amerikës Veriore dhe asaj Jugore”, thuhet tutje në njoftim të MFPT-së.
Juventusi publikon fanellën e katërt për sezonin aktual
PDK kërkoi rritjen e fondeve në mbështetje të ish-krerëve të...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Kusari-Lila nis procedurat për Projektligjin e çmimeve tavan...
Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe...
Familja shqiptare në jug të Serbisë në shënjestër të një fus...