Mininistri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, është takuar sot me homologun e tij slloven në Lubjanë.
Hyseni ka bërë të ditur se Boshtjan Shefiq i ka thënë se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Interpol, raporton Gazeta Express.
“Sllovenia përkrah antarësimin e Kosovës në INTERPOL. Këtë ma konfirmoi sot në Lubjanë Sekretari i Shtetit për Punë të Brendshme i Sllovenisë, Boshtjan Shefic”, ka treguar Hyseni, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Hyseni ka bërë të ditur se në MPB të Sllovenisë ka zhvillovuar takime shumë përmbajtësore, me fokus të veçantë në antarësimin e vendit në mekanizma ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor, pas letrës që ka marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpol’it, Jurgen Stock, lidhur me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Në Lubjanë mora përkrahjen e plotë të Sllovenisë për votimin e aplikacionit të Kosovës në AP të INTERPOL-it në Peking këtë vjeshtë”, ka shkruar Hyseni në Facebook./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...