Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpërndarë të publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që sipas tij e ka renditur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike në rajon.
Bislimi tha se këto të dhëna janë për këtë periudhë të vitit 2023.
Ai theksoi se parashikimet e BERZH-it janë që ky trend të vazhdojë.
“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, tha ai.
Numri dy i qeverisë shtoi se kjo nuk është e rastësishme.
“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”, shtoi numri dy i ekzekutivit.
Kosova është anëtare e BERZH-it që nga viti 2012-të.
Ky mekanizëm evropian është prezent në vendin tonë që nga paslufta me projekte milionëshe. /Arbresh.info/
Recently, the EBRD found Kosova as the country with the highest economic growth in the region for 2023. It predicts that this trend will continue in the near future. The World Bank & the IMF have also evaluated our country for its economic growth and positive trend. pic.twitter.com/A9R4IOy1SS
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 18, 2023
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...