Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, ka thënë se Kosova ka numër më të vogël të të prekurve më kancer, në krahasim me popullatën e njëjtë të shteteve tjera në rajon.
“Kosova në vitin 2013 i ka pasur 700 raste me kancer. Në vitin 2014 770 raste, viti 2015 me 808 raste me kancer ndërsa në vitin 2016 me 1236 raste të reja më kancer”, ka treguar ai në KTV.
“Ka shtim të të prekurve me kancer por prapë e them e kemi numrin më të vogël në krahasim me vendet e rajonit”, ka theksuar Hyseni.
“Nëse marrim shembull Maqedoninë, ku e kemi një popullatë të njëjtë me rreth dy milionë, ne i kemi 30% më pak se Maqedonia të prekur me kancer. Sllovenia i ka dy milionë banorë sikurse Kosova, dhe në vitin 2014 i ka pasur 13 mijë persona me kancer ndërsa ne i kemi 1236 raste. Pra ne ende kemi numrin më të vogël të kancerit”, theksoi Hyseni.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin