Rikthimi i ndeshjeve të Ligës së Kombeve për Përfaqësuesen e Kosovës, ka rikthyer edhe shitjen e biletave në tregun e zi.
Kapaciteti i vogël i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe kërkesat e mëdha të tifozëve për të ndjekur nga afër Përfaqësuesen e Kosovës, ka bërë që persona të papërgjegjshëm të shfrytëzojnë tregun e zi për të fituar shuma marramendëse me shitjen e biletave.
Në faqen online të shitblerjeve ‘Merr Jep’, vazhdojnë të shiten me çmime enorme biletat e ndeshjes Kosovë – Maltë.

Në një shfletim të lehtë, ju gjeni se biletat e tribunave jug dhe veri, që në shitje u nxorën me 2 euro nga FFK-ja, në këtë faqe kushtojnë hiq më pak se 20 euro.
Çmimet janë katërfishuar edhe për biletat e perëndimit, të cilat janë vendosur në shitje 10 euro nga federata, dhe në tregun e zi po shiten për 40 euro.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...