Mediet serbe sot kanë zbërthyer Raportin e Progresit të Komisionit Europian rreth atyre që Serbia duhet të bëjë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE, transmeton Koha.net.
Në mesin e shumë kushteve Kosova gjendet në krye të listës së gjatë.
Sipas asaj që përcjell “veçernje novosti”, Serbia duhet të bëjë përpjekje shtesë në implementimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën për energjetikë, për urën në Mitrovicë, menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, njohjen e diplomave dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve që do të shpien në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën e që do të definohet me një marrëveshje detyruese juridike.
Iniciativa e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për dialogun ndër serb për Kosovën është vlerësuar në Raport.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...