Kosova aktualisht ka mbi 70 mijë studentë.
Pjesa më e madhe e studentëve në arsimin universitar në vend janë në universitetet publike, ndërsa një pjesë më e vogël në kolegjet private, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Arsimit 2019/2020” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Aty thuhet gjithashtu se në universitetet private janë gjithsej 58 879 studentë ose 80.0% ndërsa, në kolegjet private ishin 14 725 studentë, ose 20.0%.
“Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 73 604, prej tyre në universitetet publike ishin 58 879 studentë, ose 80.0%; ndërsa, në kolegjet private ishin 14 725 studentë, ose 20.0%”, thuhet në raport.

Vetëm në vitin akademik 2019/2020, numri i studentëve të regjistruar në nivelin Bachelor në Universitetet Publike është 7,387.
Prej tyre 2,928 janë meshkuj, ndërsa dyfishi i tyre ose 4,459 studentë janë femra.
Në të njëjtin raport janë ofruar informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 33 604, prej tyre në sektorin publik 26 385 fëmijë, ose 78.5%; ndërsa, në sektorin privat 7 219 fëmijë, ose 21.5%.
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 237 959, prej tyre në sektorin publik ishin 232 707, ose 95.6%; ndërsa, në sektorin privat ishin 5 252, ose 1.6%.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 79 264, prej tyre në sektorin publik ishin 75 784 nxënës, ose 95.6%; ndërsa, në sektorin privat ishin 3 480 nxënës, ose 4.4%.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 349 nxënës./arbresh.info/

Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...