Më shumë se 3 milionë euro kanë shkuar nga Kosova në Kinë vitin e kaluar për lodra fëmijësh. Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësuese përmbajtja kimike e lodrave të plastikës dhe kontrolli ndaj tyre, raporton KTV.
Nga një analizë e dërguar nga Doganat e Kosovës më 2013-ën në Itali, kishin dalë se 84% të lodrave të dërguara për testim të kenë nivel më të lartë të ftalatës dhe po aq nga to nuk i kishin kaluar testet fizike dhe mekanike.
Ky material kimik ndërhyn në prodhimin e hormoneve riprodhuese te kafshët e gjinisë mashkullore dhe me gjasë kanë efekt të njëjtë edhe te njerëzit.
Sipas të dhënave, fëmijët më të rrezikuar janë të vegjlit deri në moshën 3-vjeçare. Shitësit e lodrave thonë se nga ai vit kanë marrë masat e menjëhershme, me të cilat kanë shitur lodra, sipas rregullave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Zyrtarë të Institutit të Onkologjisë i kanë thënë KTV-së të mos kenë ndonjë evidencë të saktë në lidhje me rreziqet që paraqesin lodrat e plastikës te përdoruesit e tyre.
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...
“Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë C...
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...