Gjatë ditës së sotme, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se fletëarrestet e gjykatave serbe për kosovarët, të dërguara në Interpol, janë kthyer në sistemin e policisë ndërkombëtare.
“Fletarrestet janë kthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por për një kohë nuk do të jenë të dukshme”, ka thënë Stefanoviq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Pallatin Serbia në lidhje me qëndrimin e delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit Vladimir Rebiq në selinë e Interpolit në Lion. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarët e Kosovës dhe se Serbia do të kërkojë respektimin e të drejtave ndërkombëtare.
Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar zëvendësministrin e MPB-së, Izmi Zeka i cili ka deklaruar se Serbia ende është duke jetuar me mite apo thënë më qartë me gjëra që kanë ikur.
“Interpoli nuk është institucion i cili menaxhohet nga Serbia dhe të diktojnë formatin e punës së tyre. Ata ende po mendojnë se në Evropë paraqesin epiqendrën por kanë harruar që ka ikur ajo kohë sikur që ka ikur koha e Bashkimit Sovjetik”, ka thënë Zeka.
Sipas tij, deklarimi i sotëm nga serbët është një trillim i radhës nga Serbia për të mbajtur gjallë popullin e vet me përralla të shekullit të kaluar.
“Ka përfunduar koha e tyre dhe ndikimi i tyre në qarqet ndërkombëtare. Asnjë pikë a presje s’mundem t’i shtojnë qëndrimeve të Interpol-it”, ka përfunduar Zeka./Indeksonline/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit