Konsullata e parë e nderit do të hapet në Finlandë më 5 mars. Konsull nderi u shpall Jouni Lehtimäki.
Adresa ku do të hapet Konsullata e nderit është në Pori, në rrugën Mikonkatu 12 A.
”Qeveria e Kosovës do të angazhojë dy nëpunës në vitin e ardhshëm në qytetin Pori”, deklaroi Jouni Lehtimäki, konsull nderi, raporton RTK.
Ndër aktivitetet e para të kësaj konsullate do të jetë pajisja e qytetarëve kosovarë me pasaportë dhe viza.
Deri më tani këto shërbime për qytetarët e Kosovës janë kryer në Stokholm.
Bëhet e ditur se në Finlandë jetojnë mbi 12000 kosovarë.
Konsulli i nderit, menjëherë bëri të ditur aktivitein e parë Kosovë-Finalndë, në fushën e kulturës, ku Trupa e Baletit të Kosovës do të paraqitet me një program artistik në Tampere, Turku dhe Helsinki.
Tutje, konsulli i nderit të Kosovës, Jouni Lehtimäki, premtoi so do të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës e Finlandës.
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...