Qeveria e Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për hapjen e disa pikave kufitare, raporton arbresh.info
Kështu bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se kësaj i detyrohen për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për të hyrë në Kosovë.
Pikat kufitare të cilat do të hapen janë: Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibabë dhe Mutivodë
“Është parë e domosdoshme që të propozojmë edhe pikat kufitare tjera. MSH në bashkëpunim me MPB do ta analizoj situatën edhe për pikat tjera kufitare. Ky vendim hyn në fuqi me datën 22 qershor të këtij muaji, pasi që përgatitjet janë më intensive, edhe sot manuali do të ju shpërndahet të gjitha institucioneve”, tha Zemaj.
Pas votimit, kryeministri Hoti bëri të ditur se ky vendim hyn në fuqi nga data 22 qershor./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/295589348281851/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...