Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, dhe sekretarin e parë në këtë ambasadë, Vincent Hug.
Ky takim është rikonfirmim i bashkëpunimit të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin zvicerian, pas vizitës që realizoi kryetarja e Kuvendit, njëherësh U.D. Presidente e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, në Parlamentin e Zvicrës.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, dhe ambasadori Kolly, u pajtuan që të fillojnë punën grupet punuese të dyja parlamenteve për prioretizimin dhe çasjen e përkrahjes në pjesën inovative, të zhvillimit të teknologjisë dhe të marrëdhënieve ndërprlamentare./arbresh.info/
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...
Pengesat kyçe për marrëveshjen SHBA-Iran që synon shmangien ...
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet ...
Sot mbahet “Dita e Biznesit Francez në Kosovë”