Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një video-takim të përbashkët me ambasadorët e Grupit të Vishegradit (Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari), me të cilët diskutoi për Fondin e Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen e tij si dhe bashkëpunimin midis vendeve të Vishegrad-it dhe Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Haradinaj-Stublla, tha se gjatë kryesimit të Republikës së Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor, në vitin 2019, është arritur që të mbahen të gjitha aktivitetet e planifikuara me pjesëmarrje të të gjitha shteteve të rajonit dhe që përmes shtimit të nivelit të transparencës është ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e imazhit dhe kredibiltetit të Fondit në raport me donatorët potencial.
“Gjatë kryesimit të Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor është bërë edhe një hap shumë i rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Fondit të Ballkanit Perëndimor. Ky hap ai ka të bëj me miratimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të rajonit përmes së cilës është vazhduar trendi i rritjes së kontributit vjetor si konfirmim i punës së shkëlqyeshme të bërë deri më tash në përmbushjen e misionit të Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Në anën tjetër, duke qenë se bashkëpunimi rajonal – i cili pa diskutim ka rezultate shumë të prekshme – shtysë kryesore e ka integrimin europian, është e domosdoshme që perspektiva e anëtarësimit të përkthehet në mesazhe e veprime konkrete edhe nga ana e BE-së”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla.
Ajo tha se bashkëpunimi rajonal nuk mund të bëhet qëllim në vetvete dhe assesi nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e integrimit të BallkanitPerëndimor në BE.
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...