Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sot është një ditë e rëndësishme për Forcat e Sigurisë së Kosovës
“Falënderoj FSK, Kosova e ka dëshmuar se është një aleat i cili është i gatshëm të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shtetet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Kroacia”, tha Osmani, raporton Arbresh.info.

Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në operacione të tilla. Ajo shtoi se ky angazhim tregon gjithashtu se Kosova është e gatshme të bëhet një shtet i barabartë dhe anëtar i NATO-s.
“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar Osmani gjatë vizitës.
Tutje, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha de ky është një ushtrime shumë i rëndësishëm me partnerë ndërkombëtar.
“Kemi arritur që të tregojmë dhe të demonstrojmë që në këtë mënyrë të tregojmë se sa te përgatitur jemi si ushtri, gjithë ky armatim qe po shihet këtu është blerë përgjatë këtyre tri viteve, sepse ne e kemi trefishuar buxhetin për mbrojtje”, tha Kurti.
Po ashtu ai tha edhe se kemi nderë dhe kënaqësi të jemi pjesë e kësaj ngjarje.
“Falënderoj oficerët amerikan, dhe te gjithë ata që morën pjese nga Shqipëria, Kroacia Maqedonia”, tha në fund Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin