Presidentja Vjosa Osmani, priti sot Ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimi strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor. Presidentja ritheksoi rëndësinë që këto zgjedhje të mbahen sipas standardeve më të larta demokratike, ku Kosova tashmë është shembull.
Po ashtu, u diskutua për hapat konkret drejt finalizimit të iniciativës së Presidentes për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe tregtisë, siç ishte dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti.
Presidentja Osmani shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...