Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2017”, i përgatitur nga Transparency International ku thuhet se Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Majlinda Kurti, koordinatore e projektit në KDI tha se Kosova ka shënuar progres të lehtë në luftën kundër korrupsionit.
“Ka më shumë se 20 vite që Transparency International e bënë vlersimin për vendet e botës. Në vitin 2016 Kosova ka qenë me 36 pikë, kurse në vitin 2017 ka arritur në 39 pikë. Kosova është radhitur në vendin e 85. Pra në vitin 2016 ka qenë në vendin e 95 dhe ka përmirësim në këtë drejtim”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kurse Florent Spahija këshilltar ligjor në KDI, vlerësoi se në Kosovë është vlerësuar depolitizim i KGjK-së. “Ka pasur vlerësime dhe për gazetarinë në Kosovë, çdo ditë në mediat tona ka tema dhe për këtë ka pasur vlerësim”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ndryshe sipas Transparency International Kosova është i vetmi vend në rajon i cili ka shënuar progres. Shqipëria ka rënie prej një pike, gjithashtu edhe Serbia dhe Mali i Zi. Maqedonia është rasti më shqetësues në rajon që vetëm për 3 vite ka rënë për 10 pikë. Janë tre fusha që është shënuar progres, fusha e pavarësisë së gjyqësorit, fuqizimi i medieve dhe lufta kundër korrupsionit./RTK/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...